Lufta në Ukrainë: Fluturimet kryesore të aeroportit të Moskës u ndërprenë për shkak të sulmeve me dronë

Ukraina ka kryer një sulm me dronë në Moskë, duke shkaktuar nderprerjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Ukraina ka nisur një sulm me dronë në Moskë, duke detyruar që fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo.

Sipas raportimeve, pesë dronë thuhet se u përdorën në sulmin e së martës, i cili për synim kishte vendndodhjen në rajonin më të gjerë rreth kryeqytetit.

Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme, ndërsa në anën tjetër, Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e supozuar, raporton BBC.

Kufizimet në aeroportin Vnukovo, që është një nga tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, tani janë hequr. Fluturimet nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ishin në mesin e atyre të prekurve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, katër nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Ndërsa, e pesta u kap në mënyrë elektronike përpara se të përplasej.

Kanali “Telegram Shot”, raportoi se një nga dronët, apo pjesë prej tij, ranë mbi një ndërtesë në fshatin Krivosheino, ku si pasojë ndërtesa më pas mori flakë.

Mediat shtetërore ruse thanë se një tjetër dron u rrëzua në Kubinka, e cila është afërsisht 36 km (22 milje) nga aeroporti Vnukovo, i cili shtrihet në jugperëndim të qytetit.

Ky nuk është sulmi i parë me dron që synon Moskën. Përderisa, në maj, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të paktën tetë dronë shkaktuan dëme të vogla.

Kjo ishte hera e parë që qyteti ishte shënjestruar nga dronët e shumtë që nga pushtimi rus i Ukrainës nga shkurti i vitit 2022. Ndër të tjera, Kievi mohoi përgjegjësinë për sulmin.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika