Lufta në Ukrainë, gjashtë muaj më pas, jeta vazhdon

Lufta në Ukrainë ka hyrë në 6-mujorin e saj nga pushtimi rus me 24 shkurt, këtu do të gjeni disa foto të realizuar nga fotoreporterët e AFP-së ku shihen qytetarët e Ukrainës të cilët po mbijetojnë në gjendje lufte

Oleg, i cili vendosi të qëndrojë në Irpin, ia kalon djalin Maksim mbi një gardh gruas së tij Yana, përpara mbërritjes së një treni evakuimi në qytetin e Kievit, ndërsa lufta e Rusisë vazhdon në ditën e saj të 100-të.

Që nga 24 shkurti, pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që më shumë se pesë milionë ukrainas të ikin jashtë vendit. Por për miliona që kanë mbetur në vend, jeta vazhdon, sa më mirë të jetë e mundur.

Pavarësisht bombardimeve, shkatërrimeve, familjeve të ndara ose të humbura, frikës, ukrainasit ende në vendin e tyre kanë nevojë për të ngrënë, për të fjetur, për të blerë ushqime, për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për veten e tyre, për të lëruar arat, por gjithashtu të përpiqen të gjejnë momente për t’u çlodhur argëtuar dhe dashuruar.

Fotografët e AFP-së kapur nëpërmjet lenses së aparatit fotografik një përditshmëri që të trondit, ata e kanë bërë këtë çdo ditë në të katër anët e Ukrainës.

Disa nga fotot e mëposhtme janë një shembull i punës së tyre.

Një punëtor komune pret shkurret në anë të rrugës pranë një shtëpie të djegur të goditur nga granatimet, në periferi të Bakhmutit, në Ukrainën lindore, më 27 korrik 2022. (BULENT KILIC/AFP)

Një vajzë që luhatet në një shesh lojrash përpara një ndërtese banimi të shkatërruar në qytetin e Borodyanka, më 7 qershor 2022. (SERGEI CHUZAVKOV/AFP)

 

Banorët vendas shikojnë mbetjet e një rakete të pashpërthyer Smerch pas një sulmi nate në periferi të Kramatorsk, rajoni Donetsk, më 25 korrik 2022. (ANATOLII STEPANOV/AFP)

Roman Kovalenko, 18 vjeç, shëtit me një ‘skateboard’ pranë dyqaneve të shkatërruara nga një shpërthim rakete në mëngjes. Ai gjithmonë bën këtë vetëm në Sheshin e Paqes pasi të gjithë miqtë e tij kanë ikur nga Kramatorsk, në Ukrainën lindore, më 5 maj 2022. (YASUYOSHI CHIBA / AFP)

Punonjësit e komunës pastrojnë jashtë një ndërtese të shkatërruar si rezultat i granatimeve në Mykolaiv, më 2 gusht 2022. (OLEKSANDR GIMANOV/AFP)

Fëmijët luajnë në varrezat simbolike të makinave të shkatërruara nga trupat ruse, disa të pikturuara nga artistë vendas, në Irpin, më 9 gusht 2022. (SERGEI SUPINSKY/AFP)

Të moshuarit luajnë shah në një treg të qytetit, bosh për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, ndërsa mblidhen dhe luajnë çdo ditë për një orë, përveç të hënave, në Sloviansk, Ukrainën lindore, më 29 prill 2022. (YASUYOSHI CHIBA/AFP)

Një burrë luan piano ndërsa njerëzit ecin drejt stacionit hekurudhor të qytetit perëndimor ukrainas të Lviv, më 6 mars 2022. (YURIY DYACHYSHYN/AFP)

Gratë e moshuara largohen pasi kanë marrë pensionin e tyre nga një furgon dërgesash postare që arriti në vijën e parë të fronit, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm, ndërsa zhurma e mortajave vazhdon në Mayaky, Ukrainën lindore, më 6 maj 2022. (YASUYOSHI CHIBA/AFP)

Veronika, 8 vjeç, mjel një lopë, një detyrë e përditshme që familja e saj e kryen pavarësisht mungesës së klientëve për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, në Bakhmut, Ukrainën lindore, më 12 maj 2022. (YASUYOSHI CHIBA / AFP)

Natalia, 44, lan enët në një bodrum ku jeton për t’u mbrojtur nga granatimet në Saltivka, një lagje veriore e qytetit të dytë më të madh ukrainas të Kharkiv, më 29 korrik 2022. (GENYA SAVILOV/AFP)

 

Ushtarët rusë qëndrojnë roje në një fushë ndërsa fermerët korrin grurin pranë Melitopol, rajoni Zaporizhzhia, më 14 korrik 2022. (ANDREY BORODULIN/AFP)

Të porsamartuarit, vullnetarë mjekësorë, një infermiere në një klinikë onkologjike dhe një mjek përpara fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov, pozojnë për një fotografi në një oborr të rrënuar të kompleksit tregtare dhe zyrash në qendër të Kharkiv, nmë 3 prill, 2022. (SERGEY BOBOK/AFP)

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika