“Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite”

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg, të mërkurën e gjashtë prillit, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Kjo për shkak se, sipas tij, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende dëshiron ta ketë nën kontroll gjithë Ukrainën.

“Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për shumë muaj apo edhe vite”, është shprehur Stoltenberg.

Siç raporton CNN, Stoltenberg ka theksuar se, edhe pse Rusia është duke u përqendruar në sulmin e saj në lindje të Ukrainës, NATO-ja nuk ka parë asnjë shenjë se qëllimi i Putinit për ta pushtuar gjithë Ukrainën ka ndryshuar.

“Nuk kemi parë asnjë shenjë se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën, dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar, kështu që duhet të jemi të përgatitur për një periudhë më të gjatë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar rritjen e mbështetjes për Ukrainën.

Ndryshe, Kievi ka bërë thirrje për tanke dhe avionë luftarakë në krye të sistemeve mbrojtëse të ofruara tashmë nga Perëndimi.

“Unë nuk do të hyj në të gjitha detajet e saktësisht se çfarë lloj pajisjesh armësh ofrojnë aleatët, por mund të them se tërësia e asaj që aleatët po bëjnë është domethënëse, dhe kjo përfshin disa sisteme më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta”, është shprehur Stoltenberg.

Sa i përket masakrës së kryer në Bucha, Stoltenberg e ka quajtur masakrën e Bucha-s si një ngjarje brutale, e cila duhet hetuar menjëherë.

Në një intervistë të dhënë për median amerikane CNN, Stoltenberg kishte thënë se veprimet e tilla janë të “papranueshme”.

Pikërisht mbi këtë premisë, ai ka apeluar Moskën sërish për të ndalur luftën, pasi nuk ka gjë më të rëndësishme se kjo në këtë çast.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika