Sulmet ajrore ruse në Vinnytsia ua marrin jetën mbi 20 personave

Vazhdojnë sulmet ajrore në Ukrainë, raketat ruse kanë goditur qytetin Vinnytsia, duke lënë 20 persona të vdekur dhe rreth 90 të tjerë të plagosur. Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, këtë sulm e ka quajtur si akt të hapur terrorizmi

Ilustrim

Raketat ruse kanë goditur një qytet në Ukrainën qendrore të enjten e 14 korrikut, duke vrarë më shumë se 20 persona dhe duke plagosur rreth 90 të tjerë, kanë thënë autoritetet ukrainase.

Presidenti i Ukrainës këtë sulm e ka quajtur “një akt të hapur terrorizmi” ndaj popullatës civile të vendit në zona pa vlerë ushtarake.

Ndërsa, zyrtarët ukrainas e kanë quajtur krim lufte dhe e vlerësuan numrin e të vdekurve të enjten pasdite në 21, kurse shërbimi i urgjencës ukrainase ka thënë se 42 persona ishin të zhdukur.

Sipas policisë kombëtare të Ukrainës, tri raketa kanë goditur një ndërtesë zyre dhe kanë dëmtuar ndërtesa banimi aty pranë në qytetin e Vinnytsia, që ndodhet 268 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Kiev. Sulmi me raketa ka ndezur një zjarr i cili është zgjeruar duke përfshirë 50 makina në një parking ngjitur.

Guvernatori i rajonit Vinnytsia, Serhiy Borzov, ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë rrëzuar katër raketa të tjera mbi zonë.

Vinnytsia është një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, me një popullsi prej rreth 370,000.

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka theksuar se sulmi me raketa kishte për qëllim terrorizimin e civilëve.

“Rusia çdo ditë po shkatërron popullsinë civile, po vret fëmijë ukrainas, po drejton raketa në objekte civile. Aty ku nuk ka ushtarak (shënjestra). Çfarë është nëse jo një akt i hapur terrorizmi?” Zelenskyy ka shkruar në Telegram, transmeton euronews.

Sulmi i Vinnytsia ka ardhur pasi ,zyra presidenciale e Ukrainës ka raportuar vdekjen e pesë civilëve dhe plagosjen e tetë të tjerëve në sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit.

Forcat ruse kanë vazhduar, gjithashtu, sulmet me artileri dhe raketa në Ukrainën lindore, kryesisht në provincën Donetsk.

Ndryshe, qyteti i Lysychansk, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk, ka rënë në duart e forcave ruse në fillim të korrikut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika