Lufta në Ukrainë, Sveçla: Jemi të gatshëm të strehojmë deri 5 mijë refugjatë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten e 17 nëntorit ka marrë pjesë në Konferencën Ministrore “Menaxhimi i qëndrueshëm i migrimit në Ballkanin Perëndimor” në Shkup.

Gjatë fjalimit të tij, Sveçla ka prezantuar rezultatet e arritura në luftimin e kontrabandës me migrantë, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka inicuar 32 raste të kontrabandës me migrantë.

Po ashtu, ministri i këtij dikasteri ka njoftuar se Policia e Kosovës këtë vit ka arrestuar 60 persona dhe ka identifikuar 332 viktima të kontrabandimit të emigrantëve.

Gjatë të njëjtës periudhë Policia e Kosovës ka shkatërruar 4 grupe kriminale dhe ka arrestuar 28 persona për kontrabandim me migrantë.

“Ministri Sveçla theksoi nevojën për tu përgjigjur situatave të reja të krijuara si rezultat i luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e flukseve të migrimit, kryesisht gra dhe fëmijë e ku deri më tani rreth ë milionë refugjatë janë regjistruar në BE dhe më gjerë, dhe shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Qeverisë që të strehojmë deri pesë mijë refugjatë si dhe kontributin që si Kosovë kemi dhënë në mbrojtje të gazetarëve ukrainas, ku tashmë 11 prej tyre jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, ka thënë Sveçla, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministri Sveçla theksoi se Kosova e konsideron migrimin e parregullt si një nga sfidat kryesore në të ardhmen dhe si rrjedhojë është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ka si synim menaxhimin e migracionit të rregullt, garantimin e migrimit të sigurt dhe mirë të organizuar si dhe fuqizimin e masave për të luftuar dhe parandaluar migrimin e parregullt.

“Me këtë rast ministri Sveçla shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për adresimin e sfidave nga flukset e migracionit si rrjedhojë e dinamikave të reja të sigurisë dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e hartimit të politikave të qëndrueshme të migracionit, të ndërtuara mbi një konsensus politik me qëllim të reagimit dhe parandalimit të formave të reja të migrimit”.

Në fund të fjalimit të tij ministri Sveçla theksoi edhe një herë angazhimin e Qeverisë për të punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe më gjerë, në mënyrë që t’i përgjigjemi të gjitha sfidave, si dhe të garantojmë sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika