“Lufta s’është e shenjtë, jeta po”, thirrja e izraelitëve për lirim të pengjeve

Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën duke bërë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve

Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën deri në orët e vona të natës duke bërë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, përpara bisedimeve të mëtejshme për armëpushim.

Siç shkruan BBC, protestuesit në Tel Aviv brohoritën duke thënë se “lufta nuk është e shenjtë, jeta është”, ku disa akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se synon të zgjasë konfliktin.

Kjo erdhi pasi një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësit në Egjipt të shtunën.

Grupi tha se nuk kishte zhvillime të reja, por shtoi se “një raund i ri do të fillojë” të dielën.

Negociatorët kanë rifilluar bisedime të gjata në Kajro – të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari – për ndalimin e ofensivës së Izraelit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika