Lufta Ukrainë-Rusi: Çka dijmë në ditën e 170-të të pushtimit

Lufta në Ukrainë ka arritur në 170-ditëshin e luftimeve, gjatë kësaj kohe ka pasur zhvillime dhe vendime që mund të ndryshojnë rrejdhën e luftës

Fabrika Azovstal në Mariupol ku gjenden civilë dhe ushtarë ukrainas.

Lufta në Ukrianë ka hyrë në ditën e 170-të të pushtimit, gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë zhvillime në botë dhe në rrjedhën e luftës Ukrainë-Rusi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u ka thënë zyrtarëve që të ndalojnë së foluri me gazetarët për taktikat ushtarake të Kievit kundër Rusisë, shkruan The Guardian.

Deklarat e Zelenskyy-t vijnë pasi disa mediume cituan zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se forcat ukrainase ishin përgjegjëse për shpërthimet që shkatërruan një bazë ajrore ruse në Krime të martën, pavarësisht se Kievi nuk pranoi të thoshte nëse qëndronte pas shpërthimeve.

Shkatërimi i bazës ajrore ruse në Krime mund të na sugjerojë se Kievi mund të ketë marrë aftësi të reja sulmi me rreze te gjatë, gjë e cila është me potencial që mund të ndryshojë rrjedhën e luftës.

Pamje nga shpërthimet në bazën ajrore ruse në Krime

Baza është shumë përtej rrezes së raketave të avancuara që vendet perëndimore pranojnë se i dërguan Ukrainës deri më tani, me disa ekspertë ushtarakë perëndimorë që thonë se shkalla e dëmtimit dhe saktësia e dukshme e goditjes sugjerojnë një aftësi të re të fuqishme me implikime potencialisht të rëndësishme.

Ndërsa, OKB-ja ka kërkuar një zonë të çmilitarizuar rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, kurse të dy vendet Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për bombardimet e një uzine bëthamore.

Centrali Berthamor i Zaporizhzhia-s

Sekretari britanik i mbrojtjes ka thënë se Vladimir Putin tani nuk ka gjasa të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës. Ben Wallace tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte “lënduar” dhe “kishte filluar të dështonte”, pasi ai premtoi më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për mbrojtjen e kombit të Evropës Lindore.

Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve ajrore ndaj pozicioneve ushtarake dhe infrastrukturës civile të Ukrainës në krahasim me javën e kaluar, ka thënë të enjten gjenerali ukrainas Oleksiy Hromov.

Momentet kur u godit antena e televizionit në Kiev.

“Aeroplanët dhe helikopterët e armikut shmangin fluturimin në rrezen e mbrojtjes sonë ajrore, dhe për këtë arsye saktësia e këtyre sulmeve është e ulët,” ka thënë ai në një konferencë shtypi.

Ukraina synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që kontrollon në rajonin lindor të fushëbetejës së Donetskut përpara dimrit, pjesërisht për shkak të shqetësimit se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë ngrohtë mes infrastrukturës së dëmtuar nga lufta, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk të enjten.

Qeveria planifikon të evakuojë rreth 220,000 njerëz nga rreth 350,000, duke përfshirë 52,000 fëmijë, ka thënë Iryna Vereshchuk.

Që nga pushtimi i Rusisë, më shumë se 3 milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni

Ukraina pret që një anije të mbërrijë të premten për të ngarkuar grurin për t’u dorëzuar në Etiopi.

Transportuesi turk “OSPREY S”, anija mallrash me flamur liberian, shihet e ankoruar në brigjet e Tuzlës në Stamboll, Turqi, 4 gusht 2022, REUTERS

Ukraina pret që 3 miliardë dollarë ndihmë financiare amerikane të arrijë në gusht dhe 1.5 miliardë dollarë të tjerë në shtator, ka thënë të enjten ministri i saj i financave, Serhiy Marchenko.

Marchenko tha se pagesat ishin pjesë e paketës së ndihmës financiare prej 7.5 miliardë dollarësh të rënë dakord nga Ukraina dhe SHBA në fillim të verës dhe do të përdoreshin për të financuar “shpenzimet kritike” si kostot e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve.

Bjellorusia ka thënë se shpërthimet e dëgjuara gjatë natës në një nga bazat e saj ushtarake 19 milje nga Ukraina ishin shkaktuar nga një “incident teknik”.

Të paktën tetë shpërthime u dëgjuan pas mesnate pranë aeroportit ushtarak Zyabrovka, sipas raportimeve në mesazhin Telegram. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet.

McDonald’s do të fillojë rihapjen e disa prej restoranteve të tij në Ukrainë në muajt e ardhshëm në shenjë mbështetjeje, pasi zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë u tërhoq nga Rusia.

McDonald’s-i i parë u hap në Moskë në vitin 1990…

Gjiganti i burgerëve mbylli restorantet e tij ukrainase pas pushtimit të Rusisë gati gjashtë muaj më parë, por ka vazhduar të paguajë më shumë se 10,000 punonjës të McDonald’s në vend.

Sipas një raporti Kombëve të Bashkuara nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri në orën 24:00 të mesnatës së 11 korrikut 2022 (koha lokale), Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 11,544 viktima civile, rreth 5024 të vrarë dhe 6520 të plagosur.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika