Lufta Ukrainë-Rusi: Termocentrali bërthamor i mbushur me eksploziv nga forcat ruse

Ushtria ruse ka humbur gjysmën e efektivitetit të saj luftarak në luftë, thotë kreu i forcave të armatosura britanike, admirali Tony Radakin

Një ushtarak me një flamur rus në uniformën e tij qëndron roje pranë Planit të Energjisë Bërthamore të Zaporizhzhia. Foto nga Alexander Ermochenko/REUTERS

Ushtria ruse ka humbur gjysmën e efektivitetit të saj luftarak në luftë sipas forcave të armatosura britanike.

Forcat ruse kanë lënë eksploziv në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, sipas inteligjencës ukrainase, ka paralajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se trupat ruse kanë vendosur objekte që ngjasojnë me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ndoshta për të simuluar një sulm ndaj uzinës”, tha presidenti ukrainas mbrëmë në fjalimin e tij.

fFoto nga arkivi/ Në këtë imazh nga video e siguruar nga Zyra e Shtypit Presidenciale e Ukrainës dhe e postuar në Facebook herët të martën, 15 mars 2022, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy flet në Kiev, Ukrainë. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës nëpërmjet AP)

“Ndoshta ata kanë ndonjë skenar tjetër. Por, në çdo rast, bota e sheh dhe nuk mund të mos shohë, pasi i vetmi burim rreziku për centralin bërthamor të Zaporizhzhia është Rusia dhe askush tjetër”, tha ai ndër të tjera.

Rusia ka kontrolluar këtë termocentral bërthamor për 16 muaj rresht, që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe njihet si impianti më i madh i tillë në Evropë.

Ndër të tjera, agjencitë e OKB-së vazhdimisht u bëjnë thirrje të dyja palëve të shkëputen nga zona të tilla, pasi këto impiante rrezikojnë një fatkeqësi të madhe bërthamore.

Kjo vjen pasi ushtria ruse ka humbur gjysmën e efektivitetit të saj luftarak që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës sipas admiralit Tony Radakin.

Ndërsa, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, bëri të ditur se forcat e vendit po përparojnë çdo ditë në zonat jashtë Bakhmutit, raporton The Indepedent, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika