Luftëtarët e huaj që luftuan për Ukrainën do të dalin në gjyq

Pesë luftëtarët e huaj, prej të cilëve një është suedez, një kroat dhe tre britanikë do të dalin në gjyq në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR) pasi akuzohen si mercenarë të huaj

Ilustrim

Pesë luftëtarë të huaj që u bashkuan me Ukrainën në mbrojtjen e qytetit jugor të Mariupolit do të dalin në gjyq në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR).

Luftëtarët e huaj po akuzohen si mercenarë të huaj. Prej pesë luftëtarëve një është suedez, një kroat dhe tre britanikë.

“Gjykata e Apelit e Gjykatës së Lartë të DPR ka marrë një çështje penale kundër shtetasve të huaj Mathias Gustavsson, Vjekoslav Prebeg, John Harding, Dylan Healy, Andrew Hill, të cilët akuzohen për mercenarizëm,” ka thënë gjykata në një deklaratë të martën.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ka thënë që data dhe ora për seancën dëgjimore nuk është caktuar ende, raporton CNN.

Dy britanikë të tjerë dhe një shtetas maroken u dënuan me vdekje nga një gjykatë në të ashtuquajturën DPR më 9 qershor.

Si Britania e Madhe ashtu edhe Ukraina i dënuan dënimet, duke thënë se ato ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika