Luftimet e ashpra në Gazë pamundësojnë furnizimin me ndihma

Ofensiva në jug kërcënon të shkaktojë zhvendosje të madhe të njerëzve brenda enklavës së rrethuar bregdetare, ku Kombet e Bashkuara thonë se 1.87 milion njerëz – rreth 80% e popullsisë – kanë ikur nga shtëpitë e veta tashmë

Forcat Izraelite i vazhduan luftimet e ashpra me luftëtarët e Hamasit – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – nëpër Rripin e Gazës të mërkurën, pasi e kanë zgjeruar ofensivën tokësore në qytetin e dytë më të madh të kësaj enklave, duke e tkurrur vendin ku palestinezët mund të kërkojnë strehim dhe duke e pamundësuar fuqizimin me ndihma jetike nëpër shumicën e vendit.

Ofensiva në jug kërcënon të shkaktojë zhvendosje të madhe të njerëzve brenda enklavës së rrethuar bregdetare, ku Kombet e Bashkuara thonë se 1.87 milionë njerëz – rreth 80% e popullsisë – kanë ikur nga shtëpitë e veta tashmë.

Shumica e veriut, përfshirë pjesë të mëdha të qytetit të Gazës, është shkatërruar plotësisht dhe palestinezët kanë frikë se edhe pjesa tjetër e Gazës mund ta përjetojë fatin e njëjtë.

Izraeli thotë se i duhet patjetër ta rrëzojë Hamasin nga pushteti për ta parandaluar përsëritjen e sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, ku Hamasi dhe militantët e tjerë i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i morën 240 pengje.

Më shumë se 100 pengje janë liruar tashmë gjatë armëpushimit njëjavor, ndërsa Izraeli i liroi 240 të burgosur palestinezë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të mbajë kontroll të pakufizuar të sigurisë në Rripin e Gazës, megjithëse kjo është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Në tri ditët e fundit, furnizimi me ndihma – kryesisht miell dhe ujë – ka qenë i mundur vetëm brenda dhe përreth qytetit kufitar, Rafah, në skajin jugor të Gazës, për shkak të luftimeve dhe mbylljes së rrugëve nga forcat izraelite, sipas OKB-së.

Gaza ka mbetur pa rrymë prej fillimit të tetorit, ndërsa Izraeli ka kufizuar skajshëm importin e karburantit, duke i detyruar disa spitale të mbyllen, sepse ato kanë mbetur edhe pa gjeneratorët emergjentë.

Lufta i ka vrarë më shumë se 16.200 njerëz në Gazë – 70 për qind gra dhe fëmijë – dhe i ka plagosur mbi 42.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij territori, e cila i publikoi të dhënat e reja të martën.

Ushtria e Izraelit e akuzon Hamasin se po i përdor civilët si mburoja njerëzore gjatë operacioneve të luftëtarëve të vet në zonat e banimit.REL

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika