“Lugina e Diellit”, shqetëson shqiptarët në Veri të vendit

Shqetësimi për shqiptaret në Veri të vendit është rikthyer përseri. Ardhja e serbëve jashtë Kosovës në lagjen “Lugina e Diellit”, po shihet e rrezikshme

Ilustrim

Të vetmen herë kur u largua nga shtëpia e saj, ishte në kohën e luftës.

Por, pas përfundimit, largimin nga shtëpia e saj nuk e mendoi asnjëherë.

Është kjo Zyrafete Kadriu, banore në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.

Ndonëse vështirësitë e vuajtjet në këtë lagje jo shumë të qetë, i ka të freskta, motivi i saj për mos t’u larguar nga prona e saj është e madhe.

“Këtu jetojmë që 32 vjet, nuk e kemi liruar vendin këtu përveç luftës por sërish jemi kthyer. Janë interesuar përmes tjerave, kanë kërkuar që të blejnë por ne s’kemi qenë të mendimit që ta shesim këtë pjesë. Gëzimi i tij ka qenë kur e ka blerë këtë vend dhe e ka ndërtuar”, ka thënë Zyrafete Kadriu.

Gjurmët që i la lufta duket se kanë lënë shenjë edhe në këtë kohë të lirisë.

Gjendja jo e qetë në këtë lagje e cila dominohet nga komuniteti serb, ka bërë që shqiptarët t’i braktisin shtëpitë e tyre.

“Janë shtëpitë që s’janë kthyer edhe pse iu kanë ndërtuar shtëpitë. Përpara qeveritë tjera kanë ardhur por nuk na kanë ndihmuar asgjë. Para lufte s’ka pasur të komunitetit tjetër përveç shqiptarëve. Gjendja ishte shumë e vështirë dhe pas lufte i kanë shitur shtëpitë”, shtoi Kadriu.

Qetësia në Veri është shoqëruese e rutinës së përditshme.

Ilustrim

Shtëpitë e braktisura e rrugët jo të ngarkuara, janë pamjet e lagjeve Suhodoll e Kroi i Vitakut.

Ardhja e banorëve serbë nga Serbia në lagjen e njohur si Lugina e Diellit, ka kthyer makthin për banorët shqiptarë.

“E kemi parë së banorët janë të shqetësuar sidomos ata të Suhodollit dhe Vidimiriqit me ardhjen e serbëve në lagjen Lugina e Diellit pasi munden të jenë persona të inkriminuar dhe kanë shqetësime të mëdha në këtë aspekt”, ka thënë Liridon Kurti nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal-Mitrovicë.

Ndonëse komunë e Kosovës, Mitrovica e Veriut është lënë pasdore nga Qeveritë e një pas njëshme.

“Fatkeqësisht kemi pasur një shpresë më të madhe se ka ndryshuar gjendja pasi kryeministri Kurti ka qenë në vizitë por fatkeqësisht s’po shohim intensitet për punime në këtë pjesë”, shtoi ai.

RTV Dukagjini është interesuar që të pyes Qeverinë e Kosovës, për të ditur se a janë interesuar për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë këtë pjesë, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar që të përgjigjen.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika