Luka Jovic do t’i bashkohet Fiorentinës

Lojtari i Real Madrid Luka Joviq, do t’i bashkohet Ekipit italian si transferim i lirë

Luka Joviq.

Detyra e radhës për Real Madridin këtë verë është finalizimi i largimit të Luka Jovic , i cili do t’i bashkohet Fiorentinës si transferim i lirë

Është folur për një huazim, por në fund ai do të largohet si transferim i lirë dhe Fiorentina do t’i paguajë të gjitha pagat e tij, njofton Marca.

Kontrata e tij me Real Madridin ishte deri në vitin 2025, por tani ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Fiorentinën dhe do të angazhohet për klubin italian deri në vitin 2024.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Jovic largohet nga Estadio Santiago Bernabeu, pasi ai gjithashtu u rikthye në Eintracht Frankfurt si huazim sezonin e kaluar pasi nuk arriti t’i përmbushte pritjet në kryeqytetin spanjoll.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika