Lukashenko dhe Macron rikthejnë kontaktet diplomatike pas një kohe të gjatë, ja çfarë dikutuan në bisedën telefonike

Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike këtë të diel. Ky ishte kontakti i parë midis dy udhëheqësve në këtë nivel prej një kohe të gjatë.

Sipas palës bjelloruse, udhëheqësit diskutuan çështjet rajonale, si dhe marrëdhëniet e Bjellorusisë me Bashkimin Evropian dhe në veçanti me Francën.

Burime shtetërore bjelloruse theksuan gjithashtu se biseda u iniciua nga Parisi. Minsku ende nuk ka zbuluar detaje mbi ndonjë marrëveshje apo temë tjetër të diskutuar.

Kontaktet midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore u intensifikuan në verën e vitit 2025. Në atë kohë, administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump filloi bisedime të drejtpërdrejta me Lukashenkon, kryesisht në lidhje me lirimin e të burgosurve politikë.

Në dhjetor 2025, Shtetet e Bashkuara lehtësuan pjesërisht sanksionet kundër kompanive bjelloruse të potasit në këmbim të lirimit të 123 të burgosurve politikë.

Në mars të vitit 2026, pas një takimi tjetër me një delegacion amerikan në Minsk, Lukashenko liroi një grup tjetër figurash të opozitës. Uashingtoni theksoi se lehtësimi i sanksioneve ishte i kushtëzuar dhe varej nga përfundimi i arrestimeve të motivuara politikisht nga Minsku./Euronews.al

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika