Lul Raka, shpalos kujtime në “Radar” për kohën e Pandemisë

Mikrobiologu Lul Raka, i ftuar në Radar të Radio Dukagjinit

Sot më 13 mars 2023, janë bërë tri vjet që kur pandemia COVID-19, preku Kosovën. Rasti i parë me koronavirus në botë mendohet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019 në Kinë.

Ndërsa, në Kosovë, ishte 13 marsi i vitit 2020, kur u konfirmuan dy rastet e para me këtë sëmundje vdekjeprurëse, një në Klinë dhe tjetri në Viti.

Vendi u godit nga një situatë e panjohur, duke bërë që qytetarët të përballën edhe me karantinën.

Mikrobiologu Lul Raka, një emër shumë i përmendur në kohën kur e gjithë bota u izolua, si pasojë e Pandemisë COVID-19, ishte personi që nuk e kurseu veten aspak e as familjen e tij.

Kontribuoi në aspektin shëndetësor por edhe me këshillat mëse të nevojshme në atë periudhë që po përballej Kosova, sikurse e gjithë bota. Edhe pse shpesh herë nuk na pëlqenin këshillat e tij, mikrobiologu Raka, çdo herë ka qenë i saktë me parashikimin e rrjedhës së kësaj sëmundjeje mistike.

Lakimi i shpeshtë i emrit të tij, për përfitime të ndryshme bëri që prof. Lul Raka, të largohet nga mediat dhe rrjetet sociale për afro dy vjet.

Por, një bisedë të ngrohtë e zhvilloi të hënën e 13 Marsit, me Edita Dolin, në emisionin “Radar”, në Radio Dukagjini.

Duke kujtuar ditët e vështira, Prof. Lul Raka, këshilloi autoritetet që nga kjo situatë të nxjerrin mësime.

“Situata me Pandeminë na përballi me situata nga më të ndryshmet. Duke parë pamjet e tmerrshme që na vinin nga Italia dhe vendet tjera, dezinformatat nga më të ndryshmet, ishte me të vërtetë situatë e rëndë. E në gjithë këtë katrahurë, edhe ne si punëtorë shëndetësorë nuk kishim guxim t’i tregojmë të gjitha vështirësitë me të cilat po përballeshim, si ato me mungesë të pajisjeve deri tek bocat e oksigjenit. Pas gjithë kësaj situate, ne gjithsesi duhet të mësojmë dhe mësimi i parë është të investohet në studentë që t’i ndalim për kontribut në Kosovë, të investojmë në laboratorë dhe pajisje tjera”, ka thënë Raka për Radio Dukagjini.

Duke folur për pasojat post Covid, prof. Raka ka kërkuar që shëndetit mendor t’i kushtohet rëndësi e veçantë.

“Mbështetja psikologjike do të duhej të ofrohej që nga dita e parë, për personelin shëndetësor, Policinë dhe familjet e shumta të u goditën nga vdekjet që erdhën nga Covid-19. Pastaj, shqetësimet tjera që përmenden nga qytetarët që e kanë kaluar sëmundjen por që ende nuk janë riparuar në tërësi janë dhe nuhatja, harresa, rënia e flokëve dhe të tjera. Kjo nuk do të thotë se nuk do të riparohen, por që në disa organizma veprohet më ngadalë”, ka thënë Raka.

Duke shtuar një dozë humori se askujt nuk i janë vendosur çipa, siç përflitej në shoqëri, mikrobiologu Lul Raka, bëri thirrje se vaksinimi antiCOVID mbetet një komponent kyç për të ulur ndikimin e Omicronit, që ka shënuar rritje masive në Kosovë dhe botë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika