Lula zgjidhet për herë herë të tretë president i Brazilit

Luiz Inácio Lula da Silva është betuar si president i Brazilit për herë të tretë, të dielën e 1 janarit

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula Da Silva

Luiz Inácio Lula da Silva është betuar si president i Brazilit për herë të tretë në kryeqytetin, Brasilia.

Lula ishte president nga 2003 deri në vitin 2010 dhe rikthimi i tij në pushtet ka shënuar kulmin e një rikthimi politik që ka emocionuar mbështetësit dhe po i zemëron kundërshtarët e tij.

Presidenca e tij ka gjasa të mos jetë e ngjashme me dy mandatet e tij të mëparshme, që vjen pas garës më të ngushtë presidenciale në më shumë se tre dekada në Brazil dhe rezistencës ndaj marrjes së detyrës nga disa prej kundërshtarëve të tij.

E majta e presidentit Lula ka mundur Bolsonaro-n e ekstremit të djathtë në votimin e 30 tetorit me më pak se 2 pikë përqindjeje. Për muaj të tërë, Bolsonaro kishte dyshime për besueshmërinë e votës elektronike të Brazilit dhe mbështetësit e tij besnikë nuk e pranonin humbjen.

Bolsonaro ka anashkaluar inaugurimin dhe besohet se ka marrë një avion ushtarak në Florida në fund të dhjetorit teksa ka qëndruar kryesisht i heshtur që nga humbja e zgjedhjeve, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika