“Lumbardhi Përsëri Publik” ndër fituesit e vitit 2022 të Çmimeve të Trashëgimisë Evropiane

Këtë vit shënohet 20 vjetori i çmimeve më prestigjioze të Evropës në fushë e trashëgimisë. Ndërsa komisioni Evropian ka shpallur fituesit e këtij viti dhe një ndër ta është edhe nisma “Lumbardhi Përsëri Publik”

Ilustrim

Komisioni Evropian dhe Europa Nostra kanë shpallur fituesit e vitit 2022 për Çmimet e Trashëgimisë Evropiane – Çmimet Europa Nostra, financuar nga programi i BE-së për Evropën Kreative.

Përmes një postimi në Facebook nga faqja “Lumbardhi” është bërë e ditur se në mesin e fituesve të këtij viti është edhe nisma “Lumbardhi Përsëri Publik” në kategorinë Angazhimi dhe Ndërgjegjësimi i Qytetarëve.

Këtë vit, që shënon 20 vjetorin e Çmimeve më prestigjioze të Evropës në fushën e trashëgimisë, 30 arritje të jashtëzakonshme të trashëgimisë nga 18 vende evropiane janë dhënë në pesë kategori. Këto kategori janë në përputhje me zhvillimet dhe prioritetet më të fundit në lidhje me politikën dhe praktikën e trashëgimisë në Evropë.

“Ndikimi që ka pasur nisma “Lumbardhi Përsëri Publik” në komunitetin lokal është shumë cilësor dhe dallohet për mënyrën se si ka ndikuar në politikat dhe qëndrimet e trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë.

Angazhimi kreativ i të rinjve në aktivitete është i lavdërueshëm dhe bën të dukshme vlerat e shumta të vendeve të trashëgimisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të qyteteve”, theksoi juria e çmimeve.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika