Banori i Big Brother Vip Kosova, Lumbardhi, ka shfaqur një xhelozi lidhur me banoren Albën, të cilën duket se i njëjti po e pëlqen.

I shtrirë në divan, teksa po diskutonte me Shqipen, Santianën dhe Ilirjanën, Lumbardhi ka thënë se “është e re dhe nuk i kupton senet”.

Teksa Santiana thotë se Alba “po e do distancën me ty por me të tjerët jo”, Lumbardhi të njëjtën e pranon duke ia kthyer me “bravo”.

“Unë ia kam dhënë distancën e saj… ajo vetë thotë se e shofim se çfarë ndodh jashtë. Me desht unë edhe këtu mundem me qenë me të, ama unë po dua t’ia japë lirinë, po dua t’ia respektoj familjen e saj, por ajo duhet t’i kuptoj disa sene që duhet të ketë një lloj respekti”.

“Me mua paska distancë, a me të tjerët jo”, tha ai.

Ndryshe, Shqipja i ka propozuar Lumbardhit që të tërhiqet nga raporti që ka me Albën.

Në anën tjetër, Lumbardhi i ka thënë Shqipes se “unë jam duke e dashtë çiken”, ndërsa tha se ajo ia ka bërë të qartë se nuk e ka atë interes.