Lumi i thur elozhe Ballkanit: Ata vallëzuan sot në fushën e gjelbër

Alban Lumi

Opinionisti Alban Lumi nuk ka kursyer lëvdatat për fitoren 7-2 të Ballkanit, ndaj Trepçës 89.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” ai tha se “Forca e Ballkanit erdhi në forcë pikërisht tani. Tani është rikthyer Gripshi, me të skuadra tregon fytyrë komplet tjetër. Djelmoshat e Ballkanit vallëzuan sot në fushë”.

Lumi po ashtu shtoi “teksa, sa i përket Trepçës 89, ajo e ka një skuadër me futbollistë të rinjë, janë përqendruar për të ardhmen. Ky ishte momenti i shpërthimit të Ballkanit. Me këtë fitore, ishte një sinjal që xhebrailat të presin nga java në javë për t’i parë yjet e tyre”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00. Përveç sportit vendor, do të ketë edhe shumë risi tjera në vijim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika