Lushaku: Momentumi politik për liberalizimin e vizave ka ndryshuar

Jehona Lushaku, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë, pasi janë përmbushur kriteret për t’u miratuar raporti i Komisionit Evropian, për t’i lejuar qytetarët e Kosovës që të udhtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian


Jehona Lushaku, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën, është në vullnetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian(BE), dhe nuk varet nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Lushakut, në të kaluarën, Franca dhe Holanda kishin qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Tutje, ajo ka theksuar se në këto procese integruese ka ”rëndësi plotësimi i kritereve, por edhe momentumi politik”.

Lushaku ka sqaruar se si Kosova e kishte humbur momentumin politik, për shkak të kundërshtimeve për demarkacionin nga partitë opozitare të atëherdhme.

“Tani përsëri e kemi një momentum të ri, sepse një luftë ka nisur në Ukrainë dhe e ka përfshirë Evropën, dhe kjo e fundit, është duke reflektuar shumë mirë edhe për arsye të sigurisë”, ka vlerësuar Lushaku.

Sipas saj, tani mund të miratohet raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika