Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë sonë

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se bota është kthyer kundër Kosovës dhe kjo sipas saj, për fajin e qeverisë

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku,

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se bota është kthyer kundër Kosovës dhe kjo sipas saj, për fajin e qeverisë.

“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat. Arsyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej”, ka thënë Lushalu-Sadriu.

Sipas saj, ndëshkimi që do të na faturohet “do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin”.

“Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit. Në vend se të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE, po na prezantohet lista e ndëshkimeve për shtetin tonë!”, ka shtuar ajo.

Ajo ka theksuar se kjo është “humbja më e madhe” që ka njohur shteti i Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika