Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për siç tha ajo, nxitje të gjuhës së urrejtjes ndaj opozitës.
Lushaku-Sadriu, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se pavarësisht kritikave politike, fëmijëve të saj u mëson të respektojnë kryeministrin e vendit, por për të njëjtin u shpreh se gjatë fushatës elektorale po u mëson fëmijëve gjuhë urrejtjeje ndaj opozitës.
“Unë fëmijëve të mi ju them se Albin Kurti është i mirë sepse është kryeministër i Kosovës, nuk dua që në asnjë mënyrë të transmetoj urrejtjen ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mëson fëmijëve që me ‘pre’ opozitën. Kur shkojë në shkollë me i marrë fëmijët e mijë dalin nxënës dhe më thonë se ‘kemi me ju pre juve opozitën’. Imagjinoje çfarë mbjellje e urrejtjes shoqërore është kjo”, u shpreh Lushtaku-Sadriu.