Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur para mediave një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo deklaroi se kërkesa e LDK-së është që presidenti i vendit të zhvillojë takim me këtë parti në kuadër të konsultimeve politike.

“Ju e dini që LDK gjithmonë ka thënë që institucionet kryesore të vendit duhet… të sigurojnë një balancë mes fuqive politike, të partive politike. Pra edhe në këtë kuptim, domethënë kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin edhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi”, tha Lushaku-Sadriu.

E pyetur nëse gjatë ditës pritet të zhvillohet një takim ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ajo u shpreh se nuk ka njohuri për një takim të tillë.

“Nuk kam njohuri”, u përgjigj ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika