Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për respektim të Kushtetutës dhe vijim të procedurave parlamentare në përputhje me rendin e ditës.

Gjatë deklarimit të saj në foltore, në kuadër të diskutimeve për formimin e komisionit të fshehtë, ajo theksoi qëndrimin e LDK-së për rëndësinë e zbatimit të ligjit themeltar të vendit.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kemi një propozim të vetëm: të respektohet Kushtetuta dhe të mos shkelet ajo. Andaj, procedoni në bazë të rendit të ditës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.