Lushaku – Sadriu: MAShTI ka dështuar në organizimin e testit PISA, kjo Qeveri nuk e ka prioritet arsimin

Lidhur me rezultatet e testit "PISA 2022", deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku - Sadriu në një konferencë për media ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka dështuar në organizimin e testit PISA

Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e LDK-së

Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një konferencë për media për rezultatet e testit “PISA 2022”, ka thënë se të dhënat janë shqetësuese.

“Të dhënat janë tepër shqetësuese ku nxënësit e Kosovës, 15-vjeçarët, tregojnë  performancë të dobët në lexueshmëri, matematikë dhe në shkencë. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për Ministrinë, janë shqetësuese për shkollat edhe për përfitimet që i kanë nxënësit”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Lushaku – Sadriu ka thënë se këtu shohim një dështim në strukturën e bashkorganizimit të testit PISA.

“MAShTI ka dështuar si Ministri që t’i adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancë më të mirë… Kalueshmëria është shumë e dobët në testet kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të MAShT-it në organizimin e testeve tona kombëtare, çka flet se është në diskrepancë me atë që sistemi arsimor dhe mënyra se si realizohet forma e testimit”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Mes tjerash, ajo është shprehur se arsimi nuk është prioritet i Qeverisë aktuale.

“Duhet të shohim se çka bën MASHT sot. Arsimi s’është prioritet i kësaj Qeverie. VV ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Pikërisht është VV që nuk tregon as kujdesin minimal sa i përket arsimit. Ju e keni parë që dy vitet e fundit arsimi në Kosovë ka filluar në mënyrë krejt dramatike. Fillimisht, mandati i kësaj ministre ka filluar me shkelje kushtetuese, aty kemi kërkuar shkarkimin e saj”, ka shtuar deputetja nga radhët e LDK-së.

Në rezultatet e publikuara të testit “PISA 2022”, të martën e pesë dhjetorit, Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Lexo dhe: “PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

Në matematikë, Kosova është në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Lidhur me këtë çështje, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke i marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6, në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.

Lexo dhe: Rezultatet e dobëta të “PISA 2022”, Nagavci thotë se janë të pritshme pas pandemisë

Ministrja e këtij dikasteri gjithashtu ka bërë të ditur se disa komuna ende nuk kishin arritur t’i plotësonin detyrimet e tyre dhe se për t’iu kundërvënë kësaj sfide, janë ndërmarrë masa shtesë mësimore për fëmijët.

“Në testin pista nga Kosova kanë marrë pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla, rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë te vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore, por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar në testime të ndryshme, të vetëdijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia, me të marrë detyrën kemi bërë edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”, ka deklaruar Nagavci në konferencën për media.

 

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika