Lushaku-Sadriu për testin “Pisa 2022”: Kjo Qeveri, arsimin e ka karrem kontrolli

"Të dhënat e Testit PISA po rangojnë Kosovën në vitin 2023 më poshtë se kurdoherë. Ka përkeqësim në të kuptuar në lexim e ka përkeqësim në matematikë dhe shkencë. Vendi i 76 nga 80 sa janë. Ky është rezultati i saktë i një qeverie, që arsimin e sheh si sistem të dobësimit të shoqërisë, luftës politike dhe kontrollit të masës", ka shkruar Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në një konferencë për media.

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku sipas tij, Kosova është ranguar më keq se në vitin 2014 e 2018.

Ajo ka kritikuar Qeverinë duke thënë se arsimin e sheh si sistem të dobësimit të shoqërisë, luftës politike dhe kontrollit të masës.

“Të dhënat e Testit PISA po rangojnë Kosovën në vitin 2023 më poshtë se kurdoherë. Ka përkeqësim në të kuptuar, në lexim e ka përkeqësim në matematikë dhe shkencë. Vendi i 76 nga 80 sa janë. Ky është rezultati i saktë i një Qeverie që arsimin e sheh si sistem të dobësimit të shoqërisë, luftës politike dhe kontrollit të masës”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Ajo ka thënë tutje se “kjo qeveri, arsimin e ka karrem kontrolli”.

“A ju kujtohet kur thonin që do të ndërtojmë çerdhe dhe sot se kompletuan asnjë? Aty është zanafilla e të kuptuarit dhe leximit. Shumica fëmijëve të Kosovës ende nuk janë të përfshirë në sistemin parashkollor. A ju kujtohet kur 1050 shkolla me mbi 320 mijë fëmijë humbën qindra mijëra orë mësimore për katër javë në fillim vitin 2022? Kryeministri nuk pranonte as që të fliste me arsimtarët grevistë. Performanca e arsimtarëve është garant i cilësisë në klasë e bazohet në motivimin që i siguron sistemi qeverisës. A ju kujtohet kur filloi viti shkollor 2023, e fëmijët shkuan pa tekste shkollore për javë të tëra? Qindra mijëra orë mësimore humbën pa pasur tekste dhe përmbajtje. Nuk ka si të ketë rezultate, nëse veç këto tri elemente merren për bazë. Kjo qeveri, arsimin e ka karrem kontrolli”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, sot, Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë dhe më së miri ka performuar në matematikë, duke u renditur e 73-ta nga 80 vende. Matematika llogaritet si lënda kryesore në renditje.

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën, në të cilat Kosova ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2018, kur edhe ky test u mbajt për herë të fundit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika