Lushaku-Sadriu: VV cenoi rendin kushtetues të Kosovës, s’e lejojmë
Marigona Lushaku-Sadria ka thënë se sot u cenua vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u sqarua aspekti juridik i funksionimit të Kuvendit. “Kjo e sqaron përgjegjësinë e partisë politike që ka fituar shumicën relative. Ne do të sillemi siç sillen partitë që duan një vend demokratik”, ka thënë ajo, Sipas saj dhe presidentja duhet […]
Marigona Lushaku-Sadria ka thënë se sot u cenua vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u sqarua aspekti juridik i funksionimit të Kuvendit.
“Kjo e sqaron përgjegjësinë e partisë politike që ka fituar shumicën relative. Ne do të sillemi siç sillen partitë që duan një vend demokratik”, ka thënë ajo,
Sipas saj dhe presidentja duhet të marrë rol në tejkalimin e kësaj gjendjeje.
“Partitë politike garojnë në zgjedhje me qëndrime të qarta. Ne nuk kemi shprehur interesim të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen”, ka thënë ajo.
Lushaku-Sadriu kërkoi po ashtu reflektim nga ana e VV-së.
Ndryshe, Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të përmbyllin procesin e konstituimit të legjislaturës së re, duke thelluar më tej krizën politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në sallë kanë qenë 95 deputetë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.
Hymete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lutur Deharin që t’i kthehet rendit të ditës me votim të hapur. Për të dyja këto parti, dhe parti tjera më të vogla, ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues.
Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.
Ata ishin pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.
Nuk ka ndodhur ashtu. Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.















