Lushaku-Sadriu: Vetëmenaxhimi është më shumë se Asociacioni

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për opozitarizmin e LDK-së karshi zhvillimeve dhe Qeverisë, Lushaku ka thënë se ka pasur parime të Lëvizjes Vetëvendosje për Asociacionin të cilat sipas saj kanë rënë në tokë

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu,ka thënë se vetëmenaxhimi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për opozitarizmin e LDK-së karshi zhvillimeve dhe Qeverisë, Lushaku ka thënë se ka pasur parime të Lëvizjes Vetëvendosje për Asociacionin  të cilat sipas saj kanë rënë në tokë.

“Ka një diskrepancë totale në mes të asaj që pajtohet LVV në procesin e dialogut për të gjitha dakordimet e bëra por ka edhe një diskurs publik karshi elektoratit shumë të kujdesshëm dhe që luan me ndjenjat e qytetarëve duke mos thënë saktësisht atë që është arritur”.

“Ka pasur principe, parime, që i ka vënë si parakushte, ka thënë që do të jetë prioriteti i fundit, që kërkon njohje reciproke, marrëveshje finale, të cilat kanë rënë në tokë duke u dakorduar për një marrëveshje që qysh në premabulë pranon të evitojë të kaluarën, të tejkalojë të kaluarën, dhe kjo ka qenë një kompromis i jashtëzakonshëm që nuk është bërë në marrëveshjet e tjera dhe pikë e së cilës për herë të parë prezantohet një koncept i ri që është vetëmenaxhimi që në esencë është më shumë se Asociacioni”, është shprehur ajo.

Siç ka theksuar Lushaku, vetëmenaxhimi është i padefinuar e që sipas saj, përfshinë të gjithë komunitetin serb “që mund të jetë krejt përtej komunave serbe”.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, Lushaku ka thënë se të dy janë të koordinuar në kuptimin e roleve.

“Njëri i flet elektoratit të vet për ta mbajtur gjallë dëshirën për të besuar në diçka që këto marrëveshje janë vërtetë në linjat e dëshirës të elektoratit të VV-së dhe në anën tjetër kemi një kryeministër që herë thotë se është arritur Asociacioni me këtë marrëveshje është siguruar impelmentimi e herë thotë nuk ka Asociacion aty, insiston që të përdoret termi vetëmenaxhim sepse është më lehtë i arsyetueshëm”.

Siç ka thënë ajo, krejt kjo krijon një huti te publiku.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika