Lushtaku arrin në stacionin policor, pritet të nis intervistimi i tij
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka mbërritur në stacionin policor teksa pritet të nis intervistimi i tij lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani. Pak para Lushtaku në stacion kanë mbërritur edhe ekipet e hetuesisë nga Prishtina, njofton Dukagjini. Lushtaku u pritë me brohoritje […]
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka mbërritur në stacionin policor teksa pritet të nis intervistimi i tij lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.
Pak para Lushtaku në stacion kanë mbërritur edhe ekipet e hetuesisë nga Prishtina, njofton Dukagjini.
Lushtaku u pritë me brohoritje nga qytetarë të shumtë që janë mbledhur pranë stacionit policor në Skenderaj për ta mbështetur.















