Lushtaku: Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi u ndalua mbrëmë nga policia e EULEX-it, ka thënë se "drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci"

“Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci”.

Ky është reagimi i parë i nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi mbrëmë u ndal, e më pas u lirua nga policia e EULEX-it.

Lexo më shumë: Pas ndalimit nga Specialja, Sami Lushtaku lirohet nga zyrat e EULEX-it

Lushtaku ka thënë se është krenar për gjithçka çfarë ka bërë për Kosovën, liria e të cilës erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës  çlirimtare .

“Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim”, ka shkruar Lushtaku.

Ai është shprehur se është mirënjohës  ndaj personave që e kanë mbështetur dhe se sipas tij, kështu do të jemi bashkë gjithmonë.

Lidhur me këtë, avokati njëherit edhe i ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, Artan Qerkini, ka konfirmuar se atij i është konfiskuar telefoni.

Lexo më shumë: Intervistimi i Sami Lushtakut nga Specialja – çfarë deklaroi avokati i tij?

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në DHSK.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika