Lushtaku e pengon fjalimin e Dugollit, ia godet foltoren me shishe

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka tentuar që përmes zhurmës së krijuar nga goditja foltores t’ia pamundësojë fjalën deputetit të VV-së, Enver Dugolli

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka tentuar që përmes goditjeve me shishe në foltoren e Kuvendit të Kosovës t’ia pamundësojë fjalimin deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Në kohën kur Dugolli filloi të flasë në foltoren e kuvendit, deputeti Mërgim Lushtaku iu afrua dhe filloi ta godasë foltoren, me qëllim të krijimit të zhurmës dhe pamundësimit të deputetit të VV-së që ta vazhdojë fjalën e tij.

Ndërkaq, deputetët e PDK-së, dhe një pjesë e LDK-së, për afro 20 minuta kanë tentuar që ta pengojnë vazhdimin e seancës së kuvendit, me goditje të tavolinave e fishkëllima.

Ky reagim i opozitës vjen pasi kërkesa e tyre për themelimin e komisionit hetimor për energji, nuk po votohet nga deputetët e pozitës.

Për këtë arsye partitë opozitare kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim të Kuvendit të Kosovës, pa u themeluar komisioni.

Seanca është shtyrë deri në ora 12 e 30.

Me goditje të tavolinës e fishkëllima, deputetët e opozitës po e bojkotojnë punën e kuvendit

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika