Lushtaku kritikon Qeverinë për “keqmenaxhim” të situatës me energjinë: Zgjohuni nga gjumi, trajtojeni me seriozitet këtë çështje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar dimër të vështirë për shkak të rritjes së energjisë elektrike. Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta trajtojë me seriozitet këtë çështje

Mërgim Lushtaku, Deputeti i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta trajtojë me seriozitet çështjen e energjisë elektrike.

Teksa ka kritikuar për “keqmenaxhim”, Lushtaku ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, “nuk ka njerëz profesionalë dhe të duhur” për menaxhimin e situatës me energjinë.

“Është mirë që qeveria të marrë seriozisht këtë çështje dhe të mos vihet në gjumë. Po shihet se qysh i ka zënë herën e parë në gjumë do t’i zërë edhe tash sepse nuk kanë njerëz profesionalë dhe të duhur në menaxhimin e kësaj sfide dhe fatkeqësisht nuk e merr asnjë këshill pavarësisht nga analistët apo edhe nga faktori ndërkombëtar për të zgjidhur ketë problem dhe është duke u munduar me kokën e vet të zgjidhë këto probleme. Por e kemi parë që as herën e parë nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë as herën e dytë”, është shprehur ai për EO.

Teksa tregon për kontributin e tyre si PDK,  Lushtaku ka thënë se kanë hasur në shumë parregullsi sa i përket pjesës së menaxhimit të KEK-ut, por edhe blerjes dhe shitjes së rrymës.

“Ne kemi paralajmëruar edhe në seanca të ndryshme se në kuvend që do të kemi dimër të vështirë sepse energjia ende mbetet top teme në çdo vend. Sigurisht që është edhe tani sepse po shihet qartë që kemi ende parregullsi edhe në pjesën e menaxhimit të KEK, por edhe në pjesën e blerjes dhe shitjes së rrymës ku kemi krijuar edhe komisione ne këtë drejtim”, ka thënë Lushtaku.

Ndryshe, në mbledhjen e saj të 91-të, Qeveria e Kosovës me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, e ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente për furnizim me energji.

Këto masa emergjente, sipas Qeverisë, janë marrë për shkak të rritjes së shpejtë të çmimit të importit të energjisë, si dhe “paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”.

Këto masa do të mbesin në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq sipas njoftimit, Kuvendi mund ta vazhdojë këtë afat për periudha të ndryshme nga 30 ditë.

“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, thuhet në njoftim.

Qeveria miraton vendimin për shpalljen e masave emergjente për furnizim me energji

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika