Lushtaku kritikon VV-në për miratimin e Buxhetit: Me fytyra të lumtura përsëri kundër interesit të qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, vendimin e marrë nga shumica parlamentare për miratimin e buxhetit për vitin 2024, e ka quajtur si një planifikim që nuk reflekton interesat e qytetarëve. Deputeti i PDK-së, në një deklaratë të tij në Facebook, ka akuzuar Qeverinë për manipulime në paraqitjen e të dhënave buxhetore. “Sot […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, vendimin e marrë nga shumica parlamentare për miratimin e buxhetit për vitin 2024, e ka quajtur si një planifikim që nuk reflekton interesat e qytetarëve.
Deputeti i PDK-së, në një deklaratë të tij në Facebook, ka akuzuar Qeverinë për manipulime në paraqitjen e të dhënave buxhetore.
“Sot votuan pro një planifikimi buxhetor që nuk parasheh as rritje të pagave as të pensioneve, një planifikim si pasojë e të cilit importi do të rritet e çmimet do të fryhen”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka theksuar se ndryshimet në shifrat e buxhetit nuk pasqyrohen në mirëqenien e qytetarëve, të cilët sipas tij, ndihen të prekur drejtëpërdrejt në shpenzimet e përditshme.
“Manipulojnë me rritje të cekët të shifrave, por harrojnë që qytetari preket drejtëpërdrejt në shpenzimet e përditshme, e nuk iu shiten këto mashtrime”, ka shtuar ai.
Pas një diskutimi disa orësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Por, në votim nuk morën pjesë deputetët e partive opozitare përkatësisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.















