Lushtaku: Kurtin e pengojnë çlirimtarët, dikur kishte kërkuar largimin e fotografisë së Adem Jasharit

Mërgim Lushtaku nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ka ndikuar në përçarjen e shoqërisë dhe se ka pasur qëndrime negative ndaj figurave të luftës së UÇK-së.

Në Debat Plus, Lushtaku deklaroi se me ardhjen e Vetëvendosjes në skenën politike ka ndryshuar edhe diskursi politik, duke shtuar se janë shtuar fyerjet, sharjet dhe përçarjet në shoqëri.

Ai ka thënë se Kurtin “e pengojnë çlirimtarët”.

Lushtaku po ashtu ka thënë se në kohën kur Vetëvendosje vepronte si organizatë joqeveritare, Kurti kishte kërkuar largimin e një fotografie të heroit Adem Jashari në Gjilan.

Sipas tij, aktivistëve iu kishte thënë se “edhe Adem Jashari do të ishte kriminel si të tjerët po të ishte gjallë”, ndërsa më pas, sipas Lushtakut, ata kishin kërkuar falje nga familja Jashari.

Ai tha se këtë informacion e ka marrë nga një ish-aktivist i Vetëvendosjes, për të cilin pretendon se është i gatshëm ta bëjë publikisht këtë dëshmi.

“Kur ka qenë OJQ VV-ja ka pasur aksione që e dimë çfarë i ka pas, në Gjilan e ka pasur një fotografi të Adem Jasharit u ka thënë atyre aktivistëve largojeni atë fotografi të Adem Jashari se edhe ky do të ishte kriminel si këta tjerët po të ishte gjallë. Pastaj kanë shkuar të familja me kërku falje janë pajtuar unë kam personalisht njeri që ka qenë aktivist i VV-së që është i gatshëm ta thotë publikisht, atë e ka thënë Albin Kurti. Pastaj janë shkuar i kanë kërkuar falje familjes. Këtë nuk e kam thënë kurrë, por e kam këtë informacion”, ka deklaruar ai ne Debat Plus.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika