Lushtaku: Ky nuk është rasti i parë që polici Enver Smakiqi shfaq dhunë dhe forcë fizike ndaj qytetarëve

Nuredin Lushtakut duke folur për rastin ku ishte i përfshirë ai dhe familjarët e tij me dy policë, ka thënë se nuk është rasti i parë që polici Enver Smakiqi përdor dhunë ndaj qytetarëve. Sipas tij, Smakiqi ka miq në Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët ia kanë toleruar këto dhunë ndaj qytetarëve

Ish-gjenerali, Nuredin Lushtaku

“Ky nuk është rasti i parë që polici Enver Smakiqi shfaq dhunë dhe forcë fizike ndaj qytetarëve”, ka thënë për rastin e 3 korrikut, ish-nënkryetari komunës së Skenderajit, Nurendin Lushtaku.

Tutje, Lushtaku ka treguar se si kishte rrjedhur ngjarja, duke thënë se “ Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi, dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jonormale dhe të dhunshme”.

Siç tregon Lushtaku, “Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë, ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arbërin”. Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja që kishte filluar konflikti “Polici Enver Smakiqi ka filluar konflikt me vëllaun tim Fatonin, pastaj ky polic ka nxjerrë armën, të cilën ka shkrepur dy plumba, të cilët kanë shkuar huq. Por, fatkeqësisht plumbi i tretë ka goditur në këmbë policin Geci”.

“Fatoni dhe vëllezërit e mi kanë reaguar në vetëmbrojtje, ndërsa unë gjatë tërë kohës jam munduar të evitoj konfliktin. Polici Enver Smakiqi ishte jashtë kontrollës, ku për pasojë mbrëmë kemi qenë në rrezik të na vriste të gjithëve neve dhe kolegët e tij” ka thënë Lushtaku për Gaztën Blic.

Ai ka thënë se ia beson përgjegjësinë institucioneve që ta zbardhin të vërtetën e rastit. Gjithashtu, ai ka folur dhe për raportimet e mediave, ku ka thënë se janë gënjeshtra lajmet se ai ka plagosur dy policë.

“Përse ka dhjetëra raste të përdorimit të dhunës e konflikteve me qytetarët dhe është toleruar polici Enver Smakiqi. Kush janë miqtë e Enver Smakiqi në Inspektoratin Policore që ia kanë mbuluar veprat atij të deritanishme?!”, deklaron Nuredin Lushtaku.

Dhe për fund, ai ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të sqarojë sa raste të konfliktit dhe ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve i ka polici Enver Smakiq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika