Lushtaku: Mazhoranca po shpik forma për të shmangur votimin, deputetët po ndihen si në çerdhe
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Mergim Lushtaku ka kritikuar ashpër sjelljen e mazhorancës në raport me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar qasjen e saj si kokëfortësi që po e mban vendin në ngërç institucional. Ai e përshkroi situatën si “kokëçarje dhe tallje me qytetarët”, ndërsa paralajmëroi se ndërrimi […]
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Mergim Lushtaku ka kritikuar ashpër sjelljen e mazhorancës në raport me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar qasjen e saj si kokëfortësi që po e mban vendin në ngërç institucional.
Ai e përshkroi situatën si “kokëçarje dhe tallje me qytetarët”, ndërsa paralajmëroi se ndërrimi i kandidatit dhe propozimet për dalje nga kriza nuk kanë dhënë efekt. “Ne si deputetë po ndihemi si në një çerdhe, sepse kokëfortësia dhe egot e ndryshme nuk po lejojnë që Kosova të ecë përpara dhe të bëhen hapa drejt formimit të institucioneve të reja.”
Lushtaku bëri thirrje që të ulen egot politike dhe të mbizotërojë përgjegjësia.
“Do të humbin çdo sens të përgjegjësisë para qytetarëve. Shpresoj që të ulen egot dhe të shikojnë me përgjegjësi të madhe, të tejkalohet ky lamsh i tanishëm,” u shpreh ai, duke shtuar se sapo të përgjigjet pozitivisht ftesës Lëvizja Vetëvendosje, “do të kemi rezultat”.
“Po shohum se ka kokëfortësi nga mazhoranca. Dhe deri më tani nuk ka asnjë ndryshim. Po shpik forma të ndryshme, për të mos vendosur në votim kandidaten për kreun e Kuvendit. Pavarësisht numrave, ata nuk janë të mjaftueshme për zgjedhjen dhe vazhdimin tutje. Është edhe kokëçarje dhe tallje me qytetarët, me situatën aktuale. Ndryshim kandidati edhe propozime të ndryshme për dalje nga kjo situatë. Ne si deputetë po ndihemi si në një çerdhe, sepse kokëfortësia dhe egot e ndryshme nuk po lejojnë që Kosova të ec para dhe të bëhet hapa për institucionet e reja. Do humbin çdo sens të përgjegjësisë para qytetarëve. Shpresoj që të ulen egot dhe të shikojnë me përgjegjësi të madhe, të tejkalohet ky lamsh i tanishëm. Edhe përgjigjet ftesës VV-ja. Do kemi rezultat.
Ndryshe, sot në orën 10:00 deputetët e Kuvendit janë mbledhur për vazhdimin e 15-të me radhë të seancës konstituive. Ndërkohë që asnjë nga partitë parlamentare nuk ka treguar për ndryshim qëndrimesh.
Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në ndryshim të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehë, ndërkohë që kjo është kundërshtuar nga partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë.
Ndryshimi i mënyrës së votimit ka dështuar të kalojë gjashtë herë.
Kërkesa për ndryshim të formës së votimit është dërguar të hënën për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituim të organit ligjvënës, presidentja e ka ftuar një takim konsultatitv për datën 15 maj. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe AAK-ja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që nga LVV-ja nuk janë deklaruar.















