Lushtaku për Kurtin: Ai është Kurtoviq për mua, u rrëzoftë e mos u ngrittë kurrë

I pyetur se nëse a ka ndonjë inciativë të tijën për të rrëzuar Kryeministrin Kurti, Lushtaku nga radhët e PDK-së ka thënë se atë nuk mund t'a rrëzoj as ai dhe as PDK ngase Kurti ka 51 për qind të votave. Sipas tij, Kurti ka përhapur një gjuhë të urrejtjes

Sami Lushtaku në Debat Plus





Sami Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka krahasuar videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje me një “spot” që veç në kohën e ish-presidentit serb, Millosheviq do e shihte.

Në një lidhje direkte në Debat Plus, Lushtaku ka thënë se i vie keq nga ish-krerët e UÇK-së të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Më erdhi keq nga ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë, atje kur edhe familjet dhe edhe qytetarët presin që një kryeministër të interesohet se si po vazhdon burgimi i tyre, ai e publikon një spot që veç në kohën e Millosheviqit e kam parë”, është deklaruar Lushtaku.

“Ky nuk është Kurti, ky është Kurtoviq për mua”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se Kryeministri Kurti ka futur një diskurs të urrejtjes në mes qytetarëve, gjë e cila sipas tij nuk ka ndodhur më përpara në Kosovë.

I pyetur se nëse a ka ndonjë inciativë të tijën për të rrëzuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lushtaku ka thënë se atë nuk mund t’a rrëzoj as ai dhe as PDK ngase Kurti ka 51 për qind të votave.

Një reagim i tillë i Lushtakut vie pas publikimit të një videoje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, video në të cilën kritikonte opozitën e dikurshme për keqqeverisjen në vend. Në mes fotove të figurave politike, bënte pjesë edhe Lushtaku.





 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika