Lushtaku: Projektligji për mbështetjen e punëve publike t’i kthehet Qeverisë

Mërgim Lushtaku, PDK

Mërgim Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Projektligji për mbështetjen e punëve publike t’i rikthehet Qeverisë së Kosovës, ashtu që i njëjti të analizohet dhe të rikthehet në rishqyrtim.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Lushtaku ka thënë se Projektligji për mbështetjen e punëve publike do të duhej të ishte më herët prezent në foltoren e Kuvendit të Kosovës për t’u miratuar.

“Është dashur të vijë më herët në Kuvend për t’u miratuar duke pasur parasysh nivelin e lartë të inflacionit”, ka deklaruar ai, duke theksuar se mënyra e hartimit të tij hap mundësi për probleme buxhetore dhe keqpërdorim të buxhetit.

Krahas votimit të tij, Lushtaku ka dhënë një propozim.

“Propozoj që projektligji t’i rikthehet Qeverisë, të propozohet kostoja buxhetore dhe të rikthehet për shqyrtim, të bëhet një ligj i zbatueshëm për vendin”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika