Lushtaku pyetje Kurtit: Cili model i BE-së do jetë zgjidhja për Kishën Ortodokse Serbe
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se cili do të jetë modeli evropian që Republika e Kosovës, do t’ia jep ekstraterritorialitetin Kishës Ortodokse Serbe. “A do jetë sikurse në rastin e Greqisë ku Kisha Ortodokse, ka ekstraterritorialitet, apo si modeli i Vatikanit në Itali”, ka […]
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se cili do të jetë modeli evropian që Republika e Kosovës, do t’ia jep ekstraterritorialitetin Kishës Ortodokse Serbe.
“A do jetë sikurse në rastin e Greqisë ku Kisha Ortodokse, ka ekstraterritorialitet, apo si modeli i Vatikanit në Itali”, ka pyetur deputeti, kryeministrin Kurti.
Më tej, ai ka ironizuar me Kurtin duke aluduar në ndryshimin e kryeministrit nga ai që ka qenë në opozitë.
“E ftoj prokurin që t’a hetojë rastin e vrasjes së opozitarit Kurti nga Kurti i pushtetit”, ka thënë Lushtaku.















