Lushtaku: Qeveria dhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ia ka vendosur kryeministrit Kurti në afërsi të ulëses së tij në Kuvendin e Kosovës një infuzion, duke ironizuar me gjendjen e tanishme të shëndetësisë dhe qeverisë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku duke ia vendosur një infuzion afër ulëses kryeministrit Kurti





Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, në seancën e 7 tetorit në Kuvendin e Kosovës ia ka vendosur një infuzion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se “Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr”.
Lushtaku ka përmendur dorëheqjen e Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, gjersa ka shtuar se gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale.
“Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit, sepse po dështon në çdo sferë të jetës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Postimi i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika