Lushtaku: Qeveria “zdraVo” e ka vendin në Beograd

"Këto ditë, pushtetarëve u doli në shesh bashkëpunimi i tyre me strukturat kriminale serbe dhe është e natyrshme që të tillët Radojçiçin e quajnë partner, ndërsa partnerët ndërkombëtar që na ndihmuan në çlirim të vendit i cilësojnë si të padëshirueshëm e naiv"

Lushtaku: Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd (Ilustrim)

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushatu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushtaku ka thënë se “Qeveria zdraVo”, e ka vendin në Beograd, duke iu referuar disa përgjimeve ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

“Këto ditë, pushtetarëve u doli në shesh bashkëpunimi i tyre me strukturat kriminale serbe dhe është e natyrshme që të tillët Radojçiçin e quajnë partner, ndërsa partnerët ndërkombëtar që na ndihmuan në çlirim të vendit i cilësojnë si të padëshirueshëm e naiv. Nga fëlliqësia që i ka kapluar, manipuluesit janë shfrenuar dhe tentojnë të prodhojnë situata e kriza të ndryshme për ta larguar vëmendjen e popullit nga problemet reale, që nga çmimet e produkteve elementare e deri tek poshtrimi dhe dhunimi i sovranitetit dhe humbja e aleateve strategjik”, ka shkruar në Facebook Lushtaku.

Sipas tij, populli do të zgjohet dhe nuk do të lejojë “zhbërjen  shtetit”.

“Pak nga fëlliqësia e tyre u shpërfaq edhe në mëngjesin e sotëm, pasi u arrestuan dy funksionar të qeverisë zdraVo të dyshuar për korrupsion, e të njejtëve iu sekuestruan rreth 60 mijë euro. Populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit”, ka shtuar Lushtaku.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika