Lutfi Haziri nuk garon në Gjilan, kandidati i nominuar i LDK është Arbër Ismajli
Arbër Ismajli do të jetë kandidati zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismajli përmes një postimi në Facebook, sonte (e enjte). Ai ka konfirmuar se ka marrë mbështetje të plotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, […]
Arbër Ismajli do të jetë kandidati zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismajli përmes një postimi në Facebook, sonte (e enjte).
Ai ka konfirmuar se ka marrë mbështetje të plotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe nga kryetari aktual i degës së partisë në Gjilan, Lutfi Haziri. Me këtë rast, bëhet e ditur se Haziri nuk do të garojë për një mandat të ri.
“Me nderin më të madh pranoj nominimin si kandidat për kryetar të ardhshëm të Komunës së Gjilanit nga strukturat e LDK-së”, ka shkruar Ismajli, duke falënderuar Abdixhikun dhe Hazirin për besimin e dhënë, si dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen nga nëndegët e partisë në qytet.
Ismajli theksoi se nominimi përbën një përgjegjësi të madhe dhe një motivim për t’u përkushtuar me përkushtim e vendosmëri. Ai bëri thirrje për bashkim dhe përkrahje nga të gjithë qytetarët, duke premtuar angazhim për zhvillimin, dinjitetin dhe përparimin e Gjilanit.
“Gjilani meriton më shumë dhe këtë rrugëtim do ta bëjmë së bashku”, ka shkruar ai.















