Luzha: Institimi për dialogun duhet të vazhdojë për përmbylljen e tij

Besa Luzha, koordinatore e projekteve në FES, ka thënë se në këto procese negociatore duhet kompromise dhe sipas saj, në procesin e dialogut "çdo frikë, hezitim apo vonesë është e arsyeshme”

Besa Luzha, koordinatore e projekteve në FES

Besa Luzha, koordinatore e projekteve në FES, e ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se e kanë në mandat që të organizojnë hulumtime, studime, analiza të cilat sipas saj, prodhojnë zgjidhje apo bazë për diskutime të mëtutjeshme.

“Si rezultat i marrëveshjeve përpara ka një proces që është i paraparë që institucionet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin”, ka thënë Luzha.

Tutje Luzha ka shtuar se dëshironin që të promovojnë se kur ekspertët përmes instrumenteve ligjore krijojnë një Asociacion të tillë, dëshmojnë përmes punës së tyre, se nëse respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të krijohet diqka jashtë kornizave ligjore. Ajo ka treguar se këtë të marte, kryetari i këtij Fondacioni vjen në Prishtinë dhe do të promovojë këtë.

Mes tjerash Luzha ka thënë se pas këtyre viteve është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të ketë një pozicion të palëkundur në këtë drejtim.

Besa Luzha ka potencuar se institimi për dialogun duhet të vazhdojë për përmbylljen e tij, sepse sipas saj “ne si shoqëri jemi lodh, kemi shumë procese e situate që duhet t’i konsilidojmë”.

Koordinatorja e projekteve në FES ka theksuar se në këto procese negociatore duhet kompromise. “Kur ke përpara një armik si Serbia, çdo frikë, hezitim apo vonesë është e arsyeshme”, ka thënë tutje ajo duke shtuar se i kupton këto hezitime.

Luzha ka deklaruar se duhet të kemi vetëm një vizion se ku duam të shkojmë, “nëse neve na thuhet nga institucionet se duhet të mbyllim punën e dialogut sepse duhet të ecim përpara, unë e pranoj”. Po ashtu ajo ka thënë se dhe shoqëria duhet të pranojë duke na sqaruar se çfarë nënkupton kjo përmbyllje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika