Ndihmës trajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, mendon se problemet e pretenduara te klubi më i trofeshëm në Kosovë Prishtina mund të zgjidhen me rikthimin e Remzi Ejupit si president.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, ai theksoi se me largimin e Ejupit gjërat kanë ndryshuar te bardhë e kaltrit.

“Unë mendoj që Remzi Ejupi duhet të kthehet në presidencën e Prishtinës edhe një herë. Mendoj që me ikjen e Remzi Ejupit gjërat kanë ndryshuar”, tha Luzi të dielën në mbrëmje.

Artan Luzi ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë pjesë e shtabit teknik të Prishtinës, duke thënë se në krye me Remzi Ejupin kryeqytetasit kishin qenë në tre sezone afër titullit kampion.

“Kam punuar me atë klub tre vjet dhe e di shumë mirë, kur përmenda emrin e presidentit Remzi Ejupi kam punuar me atë njeri dhe kemi qenë tre herë duke e fituar kampionatin. Ikja e tij për mendimin tim nga presidenca e Prishtinës, Prishtina po vuan sot gjithë këto gjëra. Për mendimin tim ndoshta unë e kam gabim, por mendoj kështu”, ka thënë ai.

Ejupi ishte larguar nga Prishtina në shkurt të vitit 2022. Në krye të skuadrës nga kryeqyteti ai kishte qenë që nga viti 2004, ku gjatë kësaj periudhe Prishtina fitoi gjashtë tituj të kampionit.

Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini. Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor