LVV-ja bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës për PZHK-në

Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës të enjten ku pikë e rendit do të jetë Plani Zhvillimor Komunal. Në një reagim, LVV-ja ka thënë se ky plan është i paligjshëm.

Ky grup i ka bërë thirrje asamblistëve të subjekteve të tjera politike që ta bojkotojnë mbledhjen e së enjtes, që “të mos e legjitimojnë me praninë e tyre një dokument që rrezikon të kthehet në pasojë për të ardhmen e qytetit”.

Sipas LVV-së, ky është proces joligjor, joprofesional dhe i dëmshëm për Prishtinën.
“Jo shkeljeve ligjore, jo PZHK të kontrabanduar! Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar për nesër një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Plani Zhvillimor Komunal (PZHK).
Ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore. Për këtë arsye, Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do të marrë pjesë në këtë seancë klandestine të thirrur nga kryetari në ikje. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën. Ftojmë publikisht të gjithë kolegët asambleistë nga të gjitha subjektet politike që ta bojkotojnë këtë mbledhje, dhe të mos e legjitimojnë me praninë e tyre një dokument që rrezikon të kthehet në pasojë për të ardhmen e qytetit.
Prishtina ka nevojë dhe do ta ketë një Plan Zhvillimor të ligjshëm, vizionar dhe të ndërtuar mbi interesin publik, e jo plan mbi tavolina të errëta me interesa private e partiake – siç po propozon kryetari të cilit i kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj mandat.”

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika