LVV-ja me video të re akuzon opozitën: Më afër Serbisë e më larg popullit

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë ka publikuar një video ku ka kritikuar partitë opozitare, duke i akuzuar ata se kanë nisma më afër Serbisë e më larg popullit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje

Në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”

Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.

LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.

“Në nismat e tyre që janë më afër Serbisë, e larg popullit të Republikës. Këta shpresojnë që duke u dorëzuar me partitë e tyre të vogla mund të vijë në pushtet”, thuhet në videon e LVV-së

Në të njëjtën kohë, siç thuhet në videon e publikuar, partitë opozitare po flasin për fonde të bllokuara, ndërsa sipas LVV-së, vetë refuzuan t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend që do t’i hapnin rrugë lëshimit të këtyre fondeve që përbëjnë 150 milionë euro.

Gjithashtu, partia në pushtet shpreh mendimin se është mirë që opozita nuk është në qeverisje, pasi sipas tyre, ata do të dorëzonin vendin para Serbisë, “siç treguan me kërkesën e tyre të fundit për largimin e kryetarëve legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore të vendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja”.

Në videon e tyre, ata gjithashtu theksojnë se opozita flet për çmime të larta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për ta rregulluar këtë çështje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika