LVV-ja për Kurtin: I patrembur para krimit të 20 vjetëve
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve”. Kjo është fjalia me të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka përshkruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është spërkatur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Derisa situata po tentohej të qetësohej, kryeministri Kurti i rrethuar nga mbrojtja e afërt […]
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve”.
Kjo është fjalia me të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka përshkruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është spërkatur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Derisa situata po tentohej të qetësohej, kryeministri Kurti i rrethuar nga mbrojtja e afërt është parë duke qeshë “pa iu trembur” fare syri.

Kështu është parë kryeministri Kurti në një video të shpërndarë nga LVV-ja.
Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.
Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.
Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.
Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkoi në pauzë për 30 minuta.















