LVV-ja përkrah marshin e “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare, por asnjëra nuk gjeti asgjë, andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mban krerët e luftës tonë në Hagë”, thuhet në njoftim

Lëvizja Vetëndosje

Lëvizja Vetëvendosje mbështet marshin e “Liria ka emër”, që do të mbahet këtë të diel më 2 prill prej orës 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ata kanë theksuar se falë luftës së UCK-së gëzojmë lirinë dhe shtetin që kemi sot.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare, por asnjëra nuk gjeti asgjë, andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mban krerët e luftës tonë në Hagë”, thuhet në njoftim.

Ata në njoftimin e tyre përmendin vetëm ish-deputetin e tyre që po mbahet në Hagë, Rexhep Selimim, duke mos përmendur edhe Hashim Thaçin, Kadri Veslein dhe Jakup Krasniqin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses, do të dalë fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftim.

“Ne jemi të bindur se ata do ta tejkalojnë me faqe të bardhë edhe këtë sfidë, duke mbrojtur edhe njëherë luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të saj nga akuzat e padrejta dhe nga fushatat që synojnë përbaltjen e luftës së shqiptarëve të shtypur”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika