LVV përkujton ish-aktivistët, Mon Balaj e Arben Xheladini

Më 10 shkurt të këtij viti janë bërë 17 vjet prej vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e krerë të tjerë të VV-së kanë bërë homazhe tekë të pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Kurti që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në atë protestë paqësore u shkrepen 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorura jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara.

“Sot me 10 shkurt ne i përkujtomë me mall e dhimbje por edhe me krenari, Mon Balaj e Arben Xheladini, dy aktivistë të VV-së të cilët u vranë para 17 vjetëve nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorura jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara u hodhën mbi gjokset dhe kokat e protestuesve paqësor. Me 2 shkurt të viti 2007 pat zbritur pakoja e Ahtisarit e cila u kundërshtua dhe u kritikua nga lëvizja jonë VV, me qenë se parashihte shumë koncesione monoetnike në vendin tonë. Ne atë botë kundërshtuam ulëset e garantuara e të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me të drejt vetoje për pakicën serbe, kundërshtuam realitetin mbi baza fetare, decentralizimin mbi baza etnike, kundërshtuam shuarjen e trupave mbrojtës të Kosovës dhe kundërshtuam vazhdimin e sundimit ndërkombëtar me fuqi ekzekutive mbi neve. Ajo ishte një protestë paqësore. Për krimet që kanë bërë as sot as nesër askush nuk mund të ketë imunitet nga drejtësia”, ka thënë ai.

Balaj e Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, të cilët bashkë me mijëra qytetarë të tjerë protestonin kundër Pakos së Ahtisarit.

17 vjet nga protesta e VV-së, në të cilën u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika