Macron: Çështja e vizave pezullohet nga ana e Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës sepse sipas tij ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet.

Kështu ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama., në Tiranë.

Macron thekson se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aketet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurse nga ana e Kosovës, Macron pret që të njihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Angazhimi i të dyja palëve që të ecin përpara sipas presidentit Macron, është kusht i paqes.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

Macron për sulmin në veri: Është përgjegjësi e Vuçiqit të dënojë aktin, Kosova të pranojë Asociacionin

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika