Presidenti francez, Emmanuel Macron, është deklaruar se do të rrisë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Sipas CNN, Macron i rikonfirmoi presidentit Zelenskyy gatishmërinë e tij për të ndihmuar në arritjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, duke bashkëpunuar me aleatët e tij evropianë, transmeton RTV Dukagjini.
”Presidenti francez i rikonfirmoi presidentit Zelenskyy gatishmërinë e tij për të punuar aktivisht gjatë mandatit të tij të dytë, për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke mbajtur gjithmonë një koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tij evropianë”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjerash, Macron ka shprehur shqetësimin e tij për vazhdimin e bombardimeve të qyteteve të Ukrainës dhe situatën e padurueshme në Mariupol, duke shtuar se do të rritet mbështetja ushtarake dhe ndihmat humanitare nga Franca.
”Macron i tha Zelenskit se mbështetja ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të rritet, si dhe ndihma humanitare e ofruar nga Franca, e cila deri më tani arrin në më shumë se 615 ton pajisje, duke përfshirë furnizime mjekësore, gjeneratorë për spitale, ndihma ushqimore, ndihmë në strehimore dhe automjetet e urgjencës”.
Gjithashtu, presidenti francez ka shtuar se me kërkesën e autoriteteve ukrainase, ekspertët francezë do të punojnë për mbledhjen e provave të krimeve të kryera të agresionit rus në Ukrainë.
”Macron tha, gjithashtu, se me kërkesë të autoriteteve ukrainase, misioni i ekspertëve francezë që kontribuojnë në mbledhjen e provave për të luftuar kundër mosndëshkimit, dhe për të lejuar punën e drejtësisë ndërkombëtare për krimet e kryera në kontekstin e agresionit rus, do të vazhdojë”, thuhet tutje në deklaratë.

Ndihma ushtarake iu është ofruar gjithashtu, Ukrainës, nga NATO dhe aleatët e saj.
Vetëm para pak ditësh, Gjermania bëri një kthesë të dytë në politikën e saj ndaj Ukrainës duke vendosur të dërgojë armë të rënda.